Kisscam-i 16 sekonda i Coldplay i shkatërroi jetën, rrëfehet ish-shefja e HR-së, Kristin Cabot: Vajza shpërtheu në lot, u mbylla në një shtëpi në mal dhe… Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për “qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët”, për të shmangur përshkallëzimin e situatës pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.
Në një deklaratë të re të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e cila është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Hungarisë, theksohet se “e drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e tij duhet të respektohet”.
“Respektimi i vullnetit të popullit venezuelian mbetet e vetmja mënyrë që Venezuela të rikthejë demokracinë dhe të zgjidhë krizën aktuale,” thuhet në deklaratë.
Deri më tani, përfaqësuesit e Hungarisë pranë Bashkimit Evropian nuk kanë komentuar arsyet pse vendi nuk e ka nënshkruar këtë deklaratë të përbashkët.
Top Channel