Tragjedi në Indi/ 18 elefantë sulmojnë një shtëpi, 4 anëtarë të një familje ndërrojnë jetë, mes tyre edhe një foshnje tre-muajshe 14/02 17:53
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio është pyetur pse SHBA-të nuk arrestuan anëtarë të tjerë të regjimit të Maduros.
Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim deri në 25 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin ose dënimin e ministrit të Brendshëm, Diosdado Cabello, dhe 15 milionë dollarë për ministrin e Mbrojtjes, Vladimir Padrino.
“Është shumë e thjeshtë”, përgjigjet Rubio. “Nuk mund të hysh dhe të mbyllësh gjithçka”, tha ai.
Ai shton se njerëzit vetëm mund të imagjinojnë ulërimat me të cilat do të përballeshin SHBA-të nëse do të qëndronin në vend më gjatë për të kapur më shumë persona.
“Ne kishim një përparësi kryesore”, deklaroi ai.
Top Channel