LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, djali i Khameneit zyrtarisht lideri i ri suprem i Iranit, Trump: Asnjë udhëheqës nuk e ka të gjatë pa miratimin tim. Izraelit vijon fushatën ushtarake në Liban ndaj Hezbollahut
Operacioni amerikan në Venezuelë duket se është kryer me një “shpejtësi mbresëlënëse” dhe ka shumë gjasa të ketë përfshirë forca të operacioneve speciale, sipas një eksperti që foli për CNN-in.
N.R. Jenzen-Jones, drejtor i kompanisë kërkimore Armament Research Services, i tha CNN-it të shtunën se operacioni në Venezuela “në shikim të parë duket se është realizuar me shpejtësi dhe saktësi mbresëlënëse”.
“Përzierja e avionëve të dukshëm, prania e njohur e disa anijeve amerikane dhe natyra si dhe vëllimi i sulmeve të raportuara në pamjet që qarkullojnë online, sugjeruan menjëherë se ishte në zhvillim një operacion bastisjeje me përdorimin e forcave të operacioneve speciale (SOF)”, tha ai.
“Së bashku me të paktën një duzinë helikopterësh, operacioni është mbështetur nga një paketë e fuqishme ajrore, që përfshinte si mjete ajrore me krahë fiksë ashtu edhe me rotorë, përfshirë avionë të specializuar”, shtoi Jenzen-Jones.
Operacioni ka kërkuar një planifikim të gjerë, por deri tani “numri dhe natyra” e goditjeve të raportuara sugjerojnë një “grup objektivash të kufizuar”.
Nga ana e saj, Venezuela ka “sisteme të forta të mbrojtjes ajrore dhe forca ushtarake, paramilitare dhe të rendit të shpërndara në nivel lokal” në Karakas, tha Jenzen-Jones, çka do të thotë se një bastisje e tillë duhet të kishte qenë “e vështirë për t’u kryer me shpejtësinë dhe saktësinë e treguar këtu”.
“Në praktikë, korrupsioni, trajnimi i dobët, mungesa e mirëmbajtjes dhe faktorë të tjerë e zvogëlojnë ndjeshëm këtë kërcënim”, përfundoi ai.
Top Channel