Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë tunelit.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, makina shihet e tëra e mbuluar nga flakët, ndërsa nuk mendohet se ka të lënduar. Mendohet se zjarri ka nisur në paketën elektrike të mjetit.

Zjarrfikësja dhe policia kanë arritur në vendngjarje.

 

Top Channel