Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Muzeu Onufri kapërcen 100 mijë vizitorë për të dytin vit radhazi

03/01/2026 08:15

Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” në Berat ka kaluar për të dytin vit radhazi shifrën simbolike prej mbi 100 mijë vizitorësh.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për turizmin kulturor në vend.

Sipas tij, vit pas viti Berati po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa Muzeu “Onufri” mbetet një nga pikat më tërheqëse falë trashëgimisë së pasur ikonografike dhe vlerave historike që mbart.

Statusi në Facebook

Top Channel

DIGITALB DIGITALB