Kryeministri britanik: Nuk kemi qenë të përfshirë në operacionet në Venezuelë

03/01/2026 15:55

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Britania e Madhe nuk ka qenë e përfshirë në asnjë mënyrë në operacionet amerikane për bombardimin e kryeqytetit të Venezuelës, Karakas, si dhe kapjen e Presidentit Nikolas Maduro.

Starmer tha se nuk ka biseduar ende me Presidentin Trump për këtë operacion i cili është duke u zhvilluar me shpejtësi këtë të shtunë. Por shtoi se “dua të bisedojë me presidentin amerikan dhe aleatët. I pyetur për atë që deklaroj Trump se Maduro është kapur, madje është paditur në Nju Jork, kryeministri britanik tha se do duhet të mësojë faktet më parë.

Britania për fuqinë e saj inteligjente mëson shumë gjëra zakonisht përpara se ato të ndodhin, dhe ky hezitim britanik për t’ u prononcuar, duket disi e habitshme që Shefi i Downing Street nuk pranon të prononcohet, me shumë gjasa në një përpjekje për të mos acaruar presidentin amerikan në këtë ndërmarrje ushtarake ku Venezuela duket se nuk do jete me siç ka qenë deri përpara kësaj të shtune, nëse i besohet aksiomës se nëse e thyen diçka e bën atë me pas pronë.

Starmer nën presion nga opozita liberaldemokrate, por edhe elemente të ekstremit të majtë brënda partisë së tij laburiste, për të dënuar veprimet ushtarake amerikane, deklaroi se “ sic e dini unë besoj në respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Momentalisht ndodhen rreth 500 britanik në Venezuela  dhe se qeveria po punon me shpejtësi për sigurinë e tyre përmes ambasades britanike në Karakas.  Lajmi më i fundit është se Forin Ofisi ka këshilluar të gjithë britanikët të mos udhëtojnë drejt Venezuelës pas zhvillimeve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB