LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, djali i Khameneit zyrtarisht lideri i ri suprem i Iranit, Trump: Asnjë udhëheqës nuk e ka të gjatë pa miratimin tim. Izraelit vijon fushatën ushtarake në Liban ndaj Hezbollahut 09/03 11:00
Presidenti venezuelian Maduro dhe gruaja e tij po udhëtojnë për në Nju Jork pasi u kapën nga SHBA-të, tha Donald Trump për Fox News.
Presidenti amerikan deklaroi se dyshja është paditur në New York dhe do të udhëtojë drejt shtetit amerikan me helikopter dhe anije.
“Ata vranë shumë njerëz dhe shumë amerikanë, madje edhe njerëz në vendin e tyre”, thotë Trump.
Ai shton se, kur e kapën Maduron, ai ishte “në një shtëpi që ishte më shumë si një fortesë sesa një shtëpi” me “çelik të fortë përreth”.
Duke përsëritur se nuk mendon se ndonjë ushtar amerikan është vrarë, Trump shton se “disa djem u goditën, por janë në gjendje mjaft të mirë”.
Top Channel