“Hyrje të reja që do të trondisin banorët”/ Një letër e pazakontë, ja ku mund ta ndiqni Prime-n e sotëm të Big Brother VIP 5
03/01/2026 20:30
Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert.
Plot 17 banorë janë në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje.
Në ditën e 14 agravon situata.
Një letër e pazakontë pritet të mbërrijë në shtëpi.
Një ambient i pazbuluar dhe disa hyrje të reja që do të trondisin banorët.
Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.
Top Channel