‘Maduro të kërkojë azil në Turqi’, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump ndaj presidentit të Venezuelës Korrespondenti i “New York Times” në Florida, Tyler Pager ka rrëfyer bisedën me Presidentin Trump pak minuta pas njoftimit mbi sulmin në Venezuelë.
‘Presidenti Trump dukej i lodhur. Ishte pak pas orës 4:30 të mëngjesit të së shtunës dhe 10 minuta pasi ai kishte njoftuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin kapur Nicolás Maduron, udhëheqësin e Venezuelës. E telefonova presidentin për të kuptuar më mirë se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë pritej më pas. Ai e hapi telefonin pas tre zileve dhe iu përgjigj disa pyetjeve. Trump fillimisht festoi suksesin e misionit”.
“Shumë planifikim i mirë dhe shumë trupa të shkëlqyera, vërtet të shkëlqyera, dhe njerëz të mrekullueshëm,” më tha ai. “Në fakt, ishte një operacion brilant.”
Më pas e pyeta nëse kishte kërkuar autorizim nga Kongresi përpara se ushtria amerikane, së bashku me personelin e zbatimit të ligjit, të angazhohej në një “sulm në shkallë të gjerë”, siç e kishte quajtur ai në rrjetet sociale.
“Do ta diskutojmë këtë,” tha ai. “Do të kemi një konferencë për shtyp.”
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, zoti Trump tha se do të fliste në orën 11:00 nga Mar-a-Lago, klubi i tij privat dhe rezidenca ku ka kaluar dy javët e fundit. U përpoqa ta pyes se çfarë parashikon ai më tej për Venezuelën dhe pse ky mision me rrezik të lartë ia vlente.
“Do t’i dëgjoni të gjitha në orën 11,” tha ai, përpara se ta mbyllte telefonin.
Telefonata kishte zgjatur 50 sekonda.
Top Channel