FOTOLAJM/ Me Rubion dhe Hegseth në krah, Shtëpia e Bardhë publikon fotot e Trump duke ndjekur live arrestimin e Maduros

03/01/2026 22:02

Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotot e presidentit amerikan, Donald Trump në rezidencën e tij në Mar-a-Lago duke ndjekur live operacionin “Absolute Resolve”, aksioni i arrestimit të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.

Në fotot e publikuara në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në X, presidenti amerikan vërehet i fokusuar drejt ekranit që shfaq aksionin e trupave amerikane. Pranë tij ndodhen edhe Sekretari i Luftës, Pete Hegseth si dhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në konferencën e sotme për shtyp pas arrestimit të Maduros, presidenti lavdëroi forcat amerikane për operacionin që ai e quajti perfekt dhe preciz. Ai gjithashtu shtoi se forcat venezueliane ishin në gatishmëri, por nuk arritën të kundërpërgjigjeshin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB