Çfarë do ndodhë me Venezuelën pas arrestimit të Maduros, a do e marrë stafetën opozita venezueliane? Ja 3 skenarët e mundshëm

03/01/2026 18:55

E ardhmja e Venezuelës pas arrestimit të Maduros dhe trazirave të sotme mbetet e paqartë, e ndërsa qytetarët presin udhëheqësin e tyre të radhës, Kushtetuta e vendit përcakton që pushteti i kalon zëvendëspresidentes, Delcy Rodriguez.

Rodriguez tha se qeveria nuk e di vendndodhjen e presidentit ose zonjës së tij të parë, Cilia Flores, dhe kërkoi prova “se ai është gjallë”.

Megjithatë, e ardhmja e regjimit tani është në pikëpyetje, dhe opozita si brenda ashtu edhe jashtë vendit ka të ngjarë ta shohë këtë si një mundësi vendimtare.

Opozita venezueliane, e udhëhequr nga fituesja e çmimit Nobel María Machado, pohon se presidenti legjitim është politikani në mërgim Edmundo González.

Në këtë klimë pasigurie, po shfaqen disa skenarë të mundshëm:

Rruga kushtetuese: Neni 233-Në atë që Kushtetuta e përcakton si “mungesë absolute” e presidentit, zëvendëspresidentja ekzekutive mDelcy Rodríguez merr përkohësisht pushtetin dhe thërret zgjedhjet brenda 30 ditëve. Presidenti i sapozgjedhur shërben një mandat të plotë gjashtëvjeçar.

Rënia e regjimit: Figura të larta japin dorëheqjen ose ikin. Kandidati më i mundshëm i opozitës është Edmundo González Urrutia, i cili kandidoi në zgjedhjet e vitit 2024. González, një akademik dhe diplomat karriere, aktualisht është në mërgim në Spanjë. Ai mbështetet nga aktivistja e demokracisë, Maria Corina Machado, e cila është vlerësuar së fundmi me Çmimin Nobel për Paqen.

Duke folur në Oslo muajin e kaluar pasi mori çmimin, Machado tha se lëvizja e saj po përgatitej për “një tranzicion të qetë dhe paqësor” sapo Maduro të largohej. Në dhjetor, ajo tha se González i kishte ofruar asaj pozicionin e nënkryetares dhe se “shumica dërrmuese” e policisë dhe forcave të armatosura do të ndiqnin urdhrat e qeverisë së re sapo të fillonte tranzicioni politik.

Marrja e pushtetit nga ushtria: Ministri aktual i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez, foli pas sulmeve amerikane të shtunën në mëngjes, duke deklaruar se Venezuela do t’i rezistonte pranisë së trupave të huaja në vend. “Ky pushtim përbën fyerjen më të madhe që vendi ka pësuar ndonjëherë”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB