Superpagë dhe projekt teknik, Juventus i thotë dy herë ‘po’ Yildiz, zhbllokohet çëshja e rinovimit

02/01/2026 11:08

Një firmë të bën të lumtur dhe kjo firmë tani mund të arrijë. Të paktën kështu është për Juventusin që ka vendosur të luajë në sulm duke thyer çdo rezistencë të mundshme; Kenan i do bardhezinjtë, por këta të fundit duhet të kthehen të jenë dominues.

Viti i ri hapet me një përshpejtim në lidhje me cështjen e rinovimit të Yildiz. Ai shënon gol, jep asist dhe shikimet mbi të nga bota e futbollit shtohen gjithnjë e më shumë. Futbollisti turk është shndërruar në një prej profileve më të vlerësuar dhe Juventus po e vë re në çdo stadium; Premier League(Arsenal apo Liverool), Bundesliga(Bayern Mynih) dhe jo vetëm e kanë shënuar emrin e tij në listën e dëshirave duke e vendosur Juventusin, edhe pse në mënyrë indirekte, me shpatulla pas murit. Por gjithsesi nuk ka asnjë krisje raportesh mes Zonjës së Vjetër dhe futbollistit, nuk ka asnjë dëshirë për shkëputjen e kësaj lidhjeje të ndërtuar mbi besimin dhe respektin reciprok, por dicka duhet të lëvizë për të bllokuar që në fillim synimet e klubeve rivale

VLERA SIMBOLIKE-Çfare i kërkon Kenan Yildiz klubit ku u transferua kur ishte adoleshent, për të hedhur firmën e tij deri në 2030 apo deri në 2031? E para; një pagë që iu korrespondon cilësive të futbollistit në fushën e lojës. E dyta; një projekt teknik  në mënyrë që klubi të konkurrojë me rivalët, pa u ndjerë si një surprizë nëse gjërat do të shkojnë mirë. Fillimi i 2026 është gati të tregojë për një klub të vendosur për të dhënë përgjigje pozitive dy pikëpyetjeve të Yildiz dhe të atyre që kujdesen për interesat profesionale të tij. Aspekti ekonomik thotë që njeriu i Juventusit të ketë një pagë prej 1.5 milionë euro neto në sezon, shifër kjo që me marrëveshjen e re mund të shkojë në 6 milionë euro, sa Jonathan David, ndërkohë që futbollisti më i paguar është Dusan Vlahovic. Përsa i përket projektit teknik, lëvizja e parë që mund t’i japë formë është rinovimi i Spallettit. Me fjalë të tjera; një pagë e katërfishuar dhe konfirmimi i trajnerit toskan përtej 8 muajve të parashikuar do të jenë ofensiva e Juventusit për të zhbllokuar cështjen e rinovimit të kontratës së Yildiz që prej kohësh është frenuar

KAPITENI I SË ARDHMES-Klubi dhe përfaqësuesit e fantazistit turk priten të mbyllin me sukses bisedimet, por që ende nuk po ndodh. Por në Continassa e kanë kuptuar që e gjithë kjo çështje nuk mund të zgjasë shumë. Yildiz ndjen një lidhje të fortë me Juventusin dhe mbrëmja e 22 tetorit të vitit të kaluar që e përjetoi si kapiten i skuadrës në ‘Santiago Bernabeuì ishte një nga ato momentet për t’u përfshirë në galerinë e kujtimeve dhe mes ëndrrave më të mëdha; Juventusi është prioritet i tij, por duke parë moshën dhe ambiciet, ai nuk mund të izolohet nga bota që e rrethon, sidomos nga klubet që kërkojnë shërbimin e tij. Javët e para të vitit të ri do të jenë ato vendimtare dhe tani topi është në fushën e drejtuesve të klubit që duhet të blindojnë yllin e tyre për të paralajmëruar konkurrentët për qëllimet e tyre për të ardhmen e futbollistit.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB