Reshjet e dëborës në Qarkun e Shkodrës, Prefektura: Qarkullimi vijon normalisht, po monitorojmë situatën

02/01/2026 11:00

Reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona malore të Qarkut Shkodër, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se strukturat operacionale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se qarkullimi në akset kryesore rrugore vijon normalisht, pavarësisht prezencës së ngricave dhe trashësisë së dëborës në disa zona.

KOMUNIKATË PËR MEDIAT

Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.
•Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Bashkia Shkodër

•Në territorin e bashkisë vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.
•Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
•Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Bashkia Malësi e Madhe

•Në qytetin e Koplikut vijojnë reshjet e dëborës, me trashësi rreth 3 cm.

Bashkia Fushë-Arrëz

•Vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm.
•Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Bashkia Pukë

•Në territorin e bashkisë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm.
•Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

DRV Shkodër

•Nga kjo drejtori bëhet me dije se, aktualisht, në akset rrugore që mbulon nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Prefekti i Qarkut Shkodër është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB