E rëndë në Vlorë/ 50-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas vetëvritet
02/01/2026 14:16
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Orikumit rreth 15 minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, një burrë rreth 50 vjeç, i identifikuar si Llogara Xhebro, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, 45-vjeçaren Sose Xhebro.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel