Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur fishekzjarri i vë flakën tavanit të barit
Vajza e aktorit fitues të çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur ditën e Vitit të Ri në një hotel në San Francisko.
Sipas mediave amerikane, 34-vjeçarja Victoria Jones u shpall e vdekur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në katin e 14-të të hotelit “Fairmont”. Një mysafir i hotelit e ka parë fillimisht të shtrirë dhe ka menduar se ajo mund të ishte e dehur, përpara se të lajmëroheshin shërbimet e emergjencës.
Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje rreth orës 02:52 të mëngjesit, por Victoria u gjet e pavetëdijshme dhe pa shenja jete. Aktualisht, shkaku i vdekjes mbetet i panjohur dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera zyrtare.
Burime hetimore citojnë se deri më tani nuk janë konstatuar shenja dhune apo indicie që bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Victoria Jones, e cila në fëmijëri ka pasur eksperienca si aktore, ka shoqëruar shpesh të atin në evente të rëndësishme kinematografike, përfshirë premiera filmash në New York dhe Los Angeles.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacion pasi të përfundojë ekzaminimi mjeko-ligjor.
Top Channel