Akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën 12 vjeçe/ Lihet në burg i moshuari në Pogradec, nuk pranon abuzimin

02/01/2026 14:37

Gjykata lë në masën arrest në burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vieçare.

Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.

Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata.

Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë. Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67 vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigja e analizës e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB