Aksidenti i rëndë në Lezhë/ Burri polic, gruaja mësuese, kush është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik
02/01/2026 12:40
Personat në foto janë çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër. Ata janë identifikuar si Petrit Florini, efektiv policie, dhe Elona Florini, mësuese.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur edhe tre pasagjerë që udhëtonin me automjetin tjetër, përfshirë një grua dhe dy fëmijë të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilët më pas u morën me ato ambulanca.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Top Channel