Troket 2026! Spektakël fishekzjarrësh në çdo qytet në vendin tonë, Top Channel ju uron Gëzuar Vitin e Ri

01/01/2026 00:01

Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’.

Të gjithë ata që preferuan t’i kalonim orët e para të 2026-ës në shesh, duke sfiduar edhe temperaturat tejet të ulëta që kanë “pushtuar” vendin.

Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm.

Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.

Urimeve sot i bashkohet edhe Top Channel…

Viti 2026 ardhtë i begatë për të gjithë shqiptarët!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB