Ylli portugez gati ta mbyllë me Manchester Cityn, Milani dhe Juventusi futen menjëherë në garë
Vetëm pak orë para hapjes së merkatos së dimrit, Interi po lëviz me urgjencë për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, në kërkim të një zëvendësuesi për Denzel Dumfries.
Mes objektivit kryesor të identifikuar nga drejtuesit zikaltër dhe opsionit të njohur të Joao Cancelos, në skenë ka dalë edhe një alternativë më ekonomike nga Brazili.
Bëhet fjalë për Paulo Henrique del Vaco da Gama, mbrojtës i djathtë i lindur në vitin 1996, aktualisht pjesë e Vasco da Gama. Lojtari ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2027, por mund të largohet nga Brazili për një shifër rreth 5 milionë euro, çka e bën një opsion tërheqës për menaxhmentin e Interit.
Paulo Henrique e nisi karrierën te Londrina, përpara se të luante për disa klube më të vogla braziliane. Në vitin 2023 u transferua te Vasco, ku u shndërrua shpejt në titullar të padiskutueshëm dhe një nga mbrojtësit më të mirë në rolin e tij në kampionatin brazilian.
Forma e tij e mirë i ka hapur dyert edhe te përfaqësuesja e Brazilit, ku ka regjistruar dy paraqitje dhe ka shënuar një gol. Sezoni 2025 ka qenë veçanërisht i suksesshëm për të, pasi u shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë i Kampionatit Brazilian. Në 26 ndeshje, Paulo Henrique realizoi një gol dhe dhuroi gjashtë asistime.
Drejtuesit e Interit po vlerësojnë profilin e brazilianit si një zgjidhje me kosto të ulët dhe me eksperiencë, teksa pritet të kuptohet në ditët në vijim nëse kjo pistë do të konkretizohet në një ofertë zyrtare.
Top Channel