Nën forca të shtuara sigurie, Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me jo pak raste plagosjesh nga përdorimi i fishekzjarrëve.
Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë.
44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë.
E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32 vjeçarja Visilda Jakupi.
Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe raste të personave të dehur.
Mesnatën e ndërrimit të viteve edhe në spitalin rajonal të Gjirokastrës është regjistruar një fluks vizitash mjekësore në repartin e urgjencës. Rreth 15 persona kanë marrë ndihmën shëndetësore si shkak i problemeve me alkoolin dhe ushqimet. Sipas bluzave të bardha pas festimeve të mesnatës janë paraqitur pacientë, kryesisht të rinj, të cilët kishin konsumuar sasi të tepërta alkooli. Gjithashtu ndihmë mjekësore është dhënë edhe në disa raste për shkak të helmimeve nga produktet ushqimore.
Top Channel