Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë që nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se dy e treta e votave.

LVV:

Albin Kurti 240.263 vota

Glauk Konjufca 187.285 vota

Albulena Haxhiu 98.092 vota

Hekuran Murati 97.208 vota

Donika Gërvalla 87.303 vota

PDK:

Bedri Hamza 109.795 vota

Arian Tahiri 50.873 vota

Përparim Gruda 47.331 vota

Uran Ismaili 37.295 vota

Sala Jashari 34.428 vota

LDK:

Lumir Abdixhiku 53.314 vota

Hykmete Bajrami 33.484 vota

Ukë Rugova 29.489 vota

Avdullah Hoti 26.200 vota

Doarsa Kica Xhelili 25.958 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 20.392 vota

Igor Simiq 119.623 vota

Liljana Stefanoviq 19.042 vota

Millan Kostiq 16.170 vota

Nemanja Bishevac 15.805 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 27.779 vota

Daut Haradinaj 17.151 vota

Besnik Tahiri 16.465 vota

Bekë Berisha 12.110 vota

Agim Çeku 11.242 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB