Video/ Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026, spektakël fishekzjarrësh në sheshet e vendit

31/12/2025 12:42

Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë.

Qyteti i Aucklandit u shndërrua në qendër të festimeve, me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçuan qiellin.

Mijëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në sheshe për të festuar ndërrimin e viteve, ndërsa atmosfera festive u shoqërua me muzikë.

Festimet në Zelandën e Re shënojnë nisjen e Vitit të Ri 2026 edhe për pjesën tjetër të botës, e cila do ta presë atë përgjatë orëve në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB