Këto janë shenjat se si mund të dalloni toksicitetin në merrëdhënie
Mel Gibson dhe Rosalind Ross janë ndarë pas nëntë vitesh lidhje, ka konfirmuar revista ‘PEOPLE’.
“Ndërsa është e trishtueshme të mbyllim këtë kapitull në jetën tonë, ndihemi të bekuar që kemi një djalë të mrekullueshëm dhe do të vazhdojmë të jemi prindërit më të mirë që mundemi ”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për revistën.
Aktori dhe regjisori i famshëm dhe skenaristja me sa duket janë ndarë në heshtje prej rreth një viti tashmë. Ata u takuan nëpërmjet miqve të përbashkët në vitin 2014 dhe shumë shpejt filluan të dilnin bashkë. Në vitin 2017, ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, Lars, vetëm disa ditë para se Gibson të merrte një nominim për çmimin Oscar për Regjisorin më të Mirë për filmin “Hacksaw Ridge”.
“Çfarë mund të jetë më emocionuese sesa të dëgjosh nominimet e shpallura ndërsa mban në krahë djalin tënd të porsalindur?”, kishte thënë ylli në atë kohë.
Gibson ka tetë fëmijë të tjerë përveç Lars. Ai ka vajzën Hannah dhe gjashtë djem, Christian, Edward, William, Louis, Milo dhe Thomas, me ish-gruan e tij Robyn Moore, si dhe 16-vjeçaren Lucia, me kompozitoren dhe pianisten Oksana Grigorieva, me të cilën u divorcua në vitin 2010.
Top Channel