“Me gjuhën jam dobët, por te ju paparacët nuk u bëjnë foto fëmijëve në shkollë”, George Clooney dhe bashkëshortja e tij lënë SHBA-në, marrin shtetësinë franceze
Jennifer Lopez ka nisur zyrtarisht serinë e koncerteve të saj në Las Vegas, duke mbajtur mbrëmjen e parë të rezidencës së re, e cila u shndërrua menjëherë në temë diskutimi në rrjetet sociale.
Diva e muzikës jo vetëm që solli një performancë spektakolare, por nuk ngurroi as të bënte shaka me veten, martesat e saj dhe kritikat për stilin e veshjes.
Shfaqja, me tematikë ‘Broadway’, përfshinte një përzgjedhje të veçantë këngësh, mes tyre “Let Me Entertain You” nga muzikali Gypsy, hitin “Waiting for Tonight”, një ndërthurje me Mambo nga West Side Story, një version xhaz të “Jenny From the Block”, si dhe “Do It Well” nga viti 2007.
Por momenti që “theu internetin” ishte kur Lopez iu përgjigj drejtpërdrejt kritikëve për veshjet e saj provokuese, duke thënë me humor:
“Nëse do ta kishe këtë b***ë, edhe ti do të dilje lakuriq”.
Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur reagime të shumta nga fansat dhe kritikët.
Po aq virale u bë edhe një tjetër moment, ku këngëtarja 55-vjeçare bëri shaka për martesat e saj të dështuara, duke iu referuar rezidencës së saj të mëparshme në Las Vegas, rreth 10 vite më parë.
“Kjo kaloi sa hap e mbyll sytë, apo jo? Për ata që ishin këtu në hapje 10 vjet më parë… në atë kohë unë isha e martuar vetëm dy herë“-tha ajo, duke shkaktuar duartrokitje dhe të qeshura në sallë.
Më pas shtoi me ironi:
|Ndodhi vetëm një herë. Më dukej sikur kishte ndodhur dy herë”-duke sqaruar se ishte thjesht shaka.
Rezidenca e Jennifer Lopez në Las Vegas do të përfshijë gjithsej 12 shfaqje, të planifikuara të zhvillohen nga fundi i dhjetorit, duke premtuar jo vetëm muzikë, por edhe momente plot humor, sinqeritet dhe energji tipike J.Lo.
Top Channel