Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin
31/12/2025 15:46
Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike.
Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike.
Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 15 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Top Channel