Në prag të vitit 2026, Presidenti Begaj mesazh urimi për të gjithë shqiptarët Në prag të Vitit të Ri, drita, dhuratat dhe festa duken të largëta për disa familje në Shqipëri. Fiks Fare vizitoi dy shtëpi ku përballja me varfërinë është më e rëndë se çdo festë.
Në Shkodër, zonja Drane Deda jeton me dy djemtë e saj 7 dhe 8 vjeç, pas humbjes së bashkëshortit. Për familjen Deda, Viti i Ri nuk vjen me drita apo dhurata, por me pak lakër, patate dhe copa mishi të dhuruara nga komshinjtë. Drane tregon se “Viti i Ri për mua është të gatuaj çfarë kam për fëmijët. Nuk kam asgjë tjetër.”
Fëmijët e saj nuk kanë marrë kurrë një dhuratë dhe ëndërrojnë vetëm një makinë me telekomandë, gjë që për ta duket e paarritshme. Ata ngrohen pranë një sobe të prishur dhe mësojnë me fletore në duar, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera ndriçojnë me mijëra drita festive.
Nga qyteti, Fiks Fare shkon në fshatin Stajkë, ku situata është edhe më e vështirë. Bledar Plepi jeton vetëm me tri vajzat e tij, ndër të cilat një vajzë 8 vjeç është e sëmurë rëndë nga epilepsia dhe nuk mund të luajë apo të festojë. Ai përpiqet të përballojë shpenzimet me punë me ditë dhe ndihma minimale nga bashkia.
Vajza e madhe, me përgjegjësi të madhe për motrat e saj, ëndërron vetëm një bredh me një yll për Vitin e Ri, duke sakrifikuar për të siguruar kujdesin dhe shërimin e motrës së sëmurë.
Këto histori tregojnë se për disa shqiptarë, Viti i Ri nuk është një festë me drita dhe dhurata, por një përpjekje e përditshme për mbijetesë dhe shpresë.
Por Fiksi nuk e la me kaq. Grupi i xhirimit siguroi ushqime, lodra e veshmbathje për këto dy familje duke iu ‘ vjedhur’ nga një buzëqeshje fëmijëve në prag të festave.
Top Channel