Festat e “teprimeve”/ Drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, shtohet numri i personave të ndaluar në dhjetor

31/12/2025 12:16

Dhjetori është muaji për të trokitur gotat jo vetëm me familjen e të dashurit por edhe me kolegët.

Është muaji kur teprimet me alkoolin shtojnë numrin e të dehurve dhe për policinë të dehurit në timon nënkuptojnë arrestime. Vetëm për këtë muaj 127 drejtues mjetesh të dehur përfunduan në paraburgim dhe rrëfimet e tyre në gjykatë e lidhnin përdorimin tej normale të lejuara të alkoolit me festat.

Zyrtarisht policia e shtetit konfirmon për TCH se  nga janari 2025- deri në fund të nëntorit 1757 shtetas u arrestuan nën ndikimin e alkoolit

Përveç atyre shoferëve të dehur që kanë sjellë aksidente, dhe janë dënuar me burg të tjerët i janë nënshtruar punës me interes publik ose dënimit me kusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB