Festa është në Top Channel/ Program i jashtëzakonshëm në ekranin tonë për festën e ndërrimit të viteve

31/12/2025 12:06

Ndërrimi i viteve është festa e shumëpritur që bën bashkë të gjithë familjen dhe Top Channel vjen me një program të pasur për t’i bërë këto ditë festive të paharrueshme.

 Në vigjilje të vitit të ri, Portokalli nis maratonën e shfaqjes së konceptuar në formën e një kabareje ku humori ndërthuret me performanca te tjera dhe të ftuar këngëtarë dhe artistë të njohur të skenës.

Nën titullin “Byroja Kombëtare e Humorit” – “Portokalli edhe ti”, çdo skeç i përgatitur me kujdes sjell atmosferën festive, por nuk lë pa thumbuar problemet e aktualitetit. Shfaqja ndërthur ngjarjet politike, ekonomike dhe sociale, në qendër të të cilave je ‘ti’.

1 janari vjen me ‘të Diellën e parë’ të 2026 me një transmetim maratonë që nis në 20:10 me praninë e këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore dhe moderne shqiptare. Nostalgji muzikore nga Top Fest ndër vite, të ftuar specialë, surpriza dhe emocione të forta, një show i madh që do t’ju mbajë mbërthyer përpara ekranit në mbrëmjen e parë të 2026.

E premtja e 2 janarit sjell quiz show-n “Piramida”, në një episod të veçantë që vë përballë njëri-tjetrit gazetarët e redaksisë së lajmeve në Top Channel dhe gazetarët e Top News.

Ndërsa të shtunën e parë të 2026, banorët e “Big Brother VIP” na ftojnë në shtëpinë më të famshme të momentit në një mbrëmje plot spektakël, të papritura dhe rrëfime emocionuese.

Me një përzgjedhjeje televizive të zgjedhur me kujdes për të gjithë familjen, Top Channel ju fton në një botë aventurash përmes disa filmave premierë që do të sjellin magjinë e festave në ekranin tuaj.

Momente që krijojnë kujtime dhe emocione që të ngrohin shpirtin në ekranin e të gjithë shqiptarëve gjatë këtyre ditëve festive…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB