E zhdukur prej një muaji nga shtëpia, gjendet e vrarë 19-vjeçarja/ Policia zbulon detajet e para
Aktori amerikan Isiah Whitlock Jr, i njohur për rolet e tij të paharrueshme në serialet “The Wire” dhe “Veep”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
“Me hidhërim të thellë ndaj lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe klientit tim të dashur, Isiah Whitlock Jr.”, shkroi menaxheri Brian Liebman në Instagram.
“Nëse e njihnit, do ta donit. Një aktor i shkëlqyer dhe një njeri edhe më i mirë. Kujtimi i tij qoftë një bekim i përjetshëm”, tha ai.
Sipas deklaratave për mediat amerikane, Whitlock ndërroi jetë në Nju Jork për shkak të një sëmundje.
Regjisori Spike Lee, bashkëpunëtor i hershëm i aktorit, i bëri homazh përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot mësova për ndarjen nga jeta të vëllait tim të dashur, ISIAH WHITLOCK. Zoti të bekoftë”, shkroi ai, duke publikuar një foto të tyre së bashku.
Whitlock u bë veçanërisht i njohur për rolin e politikanit të korruptuar në serialin “The Wire”, ku spikati edhe për një frazë karakteristike, të cilën e kishte krijuar vetë dhe që u kthye në një shprehje ikonike për fansat e serialit. Ai tregonte se frymëzimi për të vinte nga xhaxhai i tij dhe se e kishte përdorur edhe në role të mëparshme.
Në serialin satirik “Veep”, Whitlock interpretoi një version komik të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, rival politik i personazhit kryesor të luajtur nga Julia Louis-Dreyfus.
Gjatë karrierës së tij, ai u shfaq në gjashtë filma të Spike Lee, përfshirë “25th Hour”, “She Hate Me”, “Red Hook Summer”, “Chi-Raq”, “BlacKkKlansman” dhe “Da 5 Bloods”. Gjithashtu, ai pati role në filma të njohur si “Goodfellas”, “Pieces of April”, “Enchanted”, “Cars 3” dhe “Lightyear”, si edhe në seriale televizive përfshirë “Law & Order” dhe “The Chappelle Show”.
Isiah Whitlock Jr. lindi në South Bend, Indiana, dhe la pas një trashëgimi të pasur artistike në film dhe televizion.
Top Channel