Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë 1-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se tre fëmijët e tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.

Sipas mediave vendase, Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB