Teleferiku doli jashtë funksionit dhe la të bllokuar 100 persona, plagosen tre prej tyre

30/12/2025 16:37

Rreth njëqind persona mbetën të bllokuar në Itali, në një lartësi prej 2.800 metrash, pasi teleferiku me të cilin ata po bënin xhiro doli jashtë funksionit.

Ndërprerja ndodhi pas një aksidenti ku u plagosën tre pasagjerë dhe një operator i teleferikut.

Aksidenti ndodhi në stacionin malor Monte Moro dhe, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se u shkaktua nga shpejtësia e tepërt e teleferikut në momentin e mbërritjes në stacion.

Të plagosurit u ndihmuan menjëherë nga një mjek dhe një infermiere që ndodheshin rastësisht në zonë dhe më pas u evakuuan me helikopter. Autoritetet bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB