“Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme”, Vuçiç bën deklaratën: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President, vitin e ardhshëm do të…

30/12/2025 18:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se, fjalimi që ai mbajti në konferencën vjetore me shumë gjasë mund të jetë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta edhe fjalimi i fundit vjetor në postin e presidentit të republikës.

“Ky mund të jetë fjalimi i fundit vjetor si president i republikës. Është shumë e mundur që të jetë i fundit”, tha Vuçiç, duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në 2026.

Vuçiç ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026.

Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve në Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se protestuesit donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare.

Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore.

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë”, deklaroi ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB