“Në 2026-n, grimcat europiane duhet të bëhen përditshmëria jonë”, Spiropali nga takimi me gazetarët: Shqipëria në Europë, zgjedhja jonë e vetme
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot Ambasadoren e re të Republikës Helenike, znj. Lambrini Komini, e cila i dorëzoi Kreut të Shtetit Letrat Kredenciale.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetin social X, ku ai theksoi se gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë si vende fqinje, si edhe për avancimin e bashkëpunimit afatgjatë mes dy vendeve në kuadër të partneritetit në NATO.
“Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Republikës Helenike, znj. Lambrini Komini. Diskutuam forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë në NATO.”-shkruan Begaj në “X”.
Top Channel