Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona, autoritetet: Nuk i kemi dhënë mundësinë të…

30/12/2025 16:25

Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gjatë operacioneve në mbarë shtetit kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Gjatë operacioneve të zhvilluara këtë mëngjes nga forcat tona të policisë në 21 provinca, kemi arrestuar 357 persona që dyshohet se janë të lidhur me IS-in”, tha Yerlikaya në X.

“Ne asnjëherë nuk u kemi dhënë mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë shtetin përmes terrorizmit”, tha ai.

Më 29 dhjetor, tre zyrtarë policorë u vranë gjatë një operacioni kundër grupit në Yalova, në veriperëndim të Turqisë.

Përplasja, e cila zgjati disa orë, la të vdekur edhe gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-it, të gjithë shtetas të Turqisë.

Javën e kaluar, Prokuroria e Stambollit urdhëroi arrestimin e 137 personave, nën dyshimet se ishin anëtarë të IS-it, pasi tha se “informacionet e inteligjencës treguan se organizata terroriste, Shteti Islamik, po planifikonte sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku ky grup mbetet aktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB