Shpërthejnë trazirat në Iran, presidenti Pezeshkian thirrje qeverisë: Dëgjoni protestuesit
Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen.
Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta “ribashkojë” atë me Kinënedhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.
Stërvitja me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër “forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme” në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë.
Tajvani, i cili i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, i kërkoi Kinës “të mos e gjykojë gabim situatën dhe të bëhet shkaktare problemesh në rajon”.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dënoi veprimin e Kinës si “irracional” dhe tha se kishte krijuar një qendër reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca të përshtatshme për t’u përgjigjur.
‘Misioni i Drejtësisë 2025’ simulon bllokadën e Tajvanit
Në një deklaratë zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj të shumëfishta do të kryejnë stërvitje përreth Tajvanit “në afërsi dhe nga drejtime të ndryshme” për të testuar aftësitë e tyre për operacione të përbashkëta.
Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.
“Kjo përbën një përpjekje për të fituar epërsi ajrore dhe detare dhe për të ndërprerë mbështetjen e jashtme ushtarake”, tha për DW-në Su Tzu-yun, studiues në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Kërkimeve për Sigurinë në Taipei.
Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.
Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit
Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .
“Ushtria kineze po teston se si do të përgjigjet qeveria amerikane,” thotë William Yang, analist për Azinë Verilindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Javën e kaluar Pekini vendosi sanksione kundër 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish të tyre për të protestuar ndaj shitjes së armëve amerikane për Tajvanin. Por Yang tha se këto sanksione janë kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.
Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.
Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.
Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA.
/rel
Top Channel