Pas 5 ditësh, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës, riparimi i tubit të sjellë nga Turqia përfundoi në orët e para të mëngjesit
30/12/2025 07:48
Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate.
Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit.
Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim.
Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.
Top Channel