“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të… Kryeministri Edi Rama nuk ka një qasje të re për kërkesën e SPAK për numrin dy të qeverisë së tij Belinda Balluku.
Nuk pranoi se po mban një standard ndryshe për këtë rast në një kohë kur vetë ai, tre vite më parë deklaroi se “PS nuk është zyrë avokatie askujt që ka probleme me drejtësinë”.
“Dhe kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i Prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë quhet dhe Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë“, tha Rama.
“E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Pyes për kuriozitet, ju e dini çfarë janë 16 mijë faqet që janë aty? Nuk janë absolutisht produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit”.
Foli për kërkesat me arrest me burg që po jepen nga GJKKO dhe gjykatat e tjera dhe kjo sipas tij ka çuar që Shqipëria të ketë numrin më të madh të paraburgosurve.
“Ne kemi 4492 qytetarë në burgjet shqiptare. A e besoni dot ju që nga këta vetëm 1895 janë të dënuar? Çfarë është kjo?….s’jam kryeministër i të paraburgosurve”.
Edi Rama i dha këtë përgjigje opozitës e cila ngulmon në dorëheqjen e tij dhe pasje e një qeverie teknike.
“Ne morëm 83 mandate në qershor, apo e keni harruar? Hë pra çfarë dorëheqje? Dorëheqje për çfarë? Për cilën?Kështu që, jo janar, jo shkurt, në 2029 do llafosemi prapë. Të tjerat, secili bën punën e vet. Deri në 2029-ën me qeverinë e PS, me 83 mandate në Parlament”.
Protestuesve poshtë dritareve të zyrës së tij kryeministri u tha se është puna e tyre, nëse duan të rrinë çadër për Vitin e Ri.
Top Channel