Një person gjendet i pajetë i djegur në shtëpinë e tij, rrethanat ende të paqarta
30/12/2025 20:39
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.
Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.
Top Channel