“Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian”, Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Përgjigje për ‘respektuesit e vjetër’ dhe ‘armiqtë e rinj’
Kryeministri Rama u pyet gjatë konferencës për shtyp për disa mesazhe në dosjen e SPAK-ut për zv.kryeministren Balluku ku ai përmendet teksa i ka kërkuar numrit 2 të Qeverisë për të takuar biznesmenin Ramë Geci.
Rama tha se detyra e tij është të takojë biznesmenë dhe sipërmarrës, teksa tha se nuk ka asnjë çudi në kërkesën e tij drejtuar Ballukut.
“Ramë Geci është një njeri i nderuar që punëson mijëra persona, dhe që unë t’i them ministrave tako këtë tako atë unë këtë nuk e di për Ramë Gecin në atë rast, por e bëj për atë dhe gjithë shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Kryeministrat, kolegët e mi, u gjëmojnë nga pas sipërmarrësve dhe harxhojnë pjesë të kohës duke folur me ta duke u thënë ca keni nevojë etj. Që unë të kem thënë takoje s’ka asnjë çudi, se mund të jem interesuar nja 10 herë kur ka pasur problemet e tij”, tha Rama.
“Unë do takoj kë të më doje e bardha zemër dhe kë të më dojë e mira mendje. Njeriu nuk mund të fajësohet apo dyshohet kurrë për kë takon”.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut për zv.kryeministren Belinda Ballukut është zbardhur edhe një mesazh që numri dy i qeverisë i ka dërguar ish vartësit të saj, Evis Berberit ku i k thënë se është takuar me biznesmenin Ramë Geci me kërkesë të kryeministrit Rama.
Mesazhi është dërguar në 26 shtator të vitit të kaluar dhe pas tekstit të zv.kryeministres, Berberi i ka shkruar “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.
Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Top Channel