“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në shtëpinë e BBV, telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë
Njësia e Regjistrimit NSD/FARA pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka pranuar më 1 tetor 2025 një amendament të deklaratës së regjistrimit nga Continental Strategy LLC, kompania lobuese që përfaqëson ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas dokumentit zyrtar të depozituar në kuadër të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA), të cilin Top Channel e disponon, amendamenti është paraqitur për të korrigjuar një mangësi në raportimin e mëparshëm dhe lidhet me Deklaratën Shtesë për periudhën gjashtëmujore që përfundon më 31 gusht 2025.
Dokumenti nuk shpall ndryshim qëllimi, as përditësim politik apo diplomatik, por vetëm rregullim teknik të raportimit financiar për periudhën përkatëse. Amendamenti nuk shoqërohet me dokumente shtesë dhe nuk njofton për ndonjë ndryshim në statusin apo përmbajtjen e marrëdhënies lobuese.
Pavarësisht korrigjimeve financiare të raportuara për periudhën prill–gusht 2025, nuk ka asnjë referencë apo pasojë lidhur me vendimin “non grata”, i cili mbetet i pandryshuar, pavarësisht shumës prej 750 mijë dollarë të shpenzuar gjatë kësaj periudhe.
Në thelb, dokumenti i depozituar në FARA konfirmon vijimësinë formale të raportimit financiar të kompanisë lobuese, pa sinjalizuar asnjë zhvillim të ri politik apo diplomatik në raport me statusin e ish-kryeministrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ende në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha nuk ka paraqitur zyrtarisht një faturë zyrtare lidhur me harxhimet që janë bërë për lobimin në SHBA për heqjen e statusit ‘non grata’.
Top Channel