Lufta në Ukrainë, Lavrov: Perëndimi duhet të përballet me realitetin në terren

30/12/2025 08:20

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë të publikuar ditën e djeshme tha se Perëndimi duhet ta kuptojë se Rusia ka iniciativën strategjike në Ukrainë, ndërsa bisedimet për një zgjidhje të mundshme vazhdojnë.

Lavrov i tha agjencisë së lajmeve RIA të Rusisë se Perëndimi duhet të përballet me realitetin në terren, gati katër vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, të cilin Rusia e quan një “Operacion Special Ushtarak”.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara tani mbështesin idenë, e cila u bë e qartë për të gjithë, se me përfundimin e mandatit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kërkoheshin zgjedhje të reja.

Lavrov theksoi përsëri se një zgjidhje kërkonte që Ukraina të mos bashkohej me NATO-n dhe që vendi të miratonte një status neutral, të paangazhuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB