Horror në Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura rezulton 22 javëshe shtatzënë (Detajet)

30/12/2025 21:30

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec.

Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB