Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës.

Top Channel mëson se viktima i identifikuar si Preng Perjaku, ka plagë nga arma e zjarrit dhe, sipas veprimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar veten me armë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i plicisë:

Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB