Në mbledhjen e datës 30 dhjetor, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh ku disa kategori qytetarësh do të përfitojnë kompensime mujore të të ardhurave: Deri në 1 800 lekë në muaj për personat me të ardhura deri në 40 000 lekë.
Për vitin 2025, disa kategori të tjera do të marrin mbështetje financiare prej 15 000 lekësh, duke përfshirë familjet me ndihmë ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, personat me aftësi të kufizuara dhe individët me status të veçantë invaliditeti apo verbërie.
Gjithashtu, disa qytetarë do të përfitojnë shtesa të veçanta të pensionit shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, mes të cilëve Agustin Kola, Rapo Taho, Leonard Toska, Edra Alibegaj, Virxhil Karaja dhe disa të tjerë.
Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm vlen për personat më poshtë:
-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për aktorin e humorit Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për ish-futbollistin Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror aktorja Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.
-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror ish-sportistja Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror aktori i humorit Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror ish-sportisti Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror mjeshtrit të violinçelit Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.
-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror ish-peshëngritësi Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror regjisori Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror futbollistit Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror aktores Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror futbollisti Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

-Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror sportisti Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Top Channel