Kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar lënien në paraburgim të Erion Veliajt, duke shtuar se nuk e ka kuptuar ende se cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Për Edi Ramën lënia në paraburgim duhet të shoqërohet me shumë prova.
“Rast tipik i asaj që thashë para… i kyçur në qeli pa gjyq dhe ndërkohë vazhdon kërkimi i provave, unë akoma se kam marrë vesh çfarë ka bërë konkretisht, korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion nuk kam parë, mbase nuk e kam parë unë. Di një gjë, që çdo qytetar i kësaj republike që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo këtë konceptin e ri ‘grup i strukturuar’, këta janë tjetër gjë dhe natyrisht që këta për rrezikshmërinë që kanë normalisht që ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur.
Përjashto rastet e veprave të rënda ku përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë shumë shumë të argumentuara. Gjëra të përgjithshme, rrezik për intimidim siç ia bënë Hashim Thaçit.
Unë e bëra një provë që t’i jepnin Tiranës një kryetar bashkie, kushtetuesja tha jo se e kam, ta nxjerrin pra ta çojë në detyrë”, tha Rama.
Top Channel