Këngëtari Gjesti ka reaguar për herë të parë pas humbjes së të vëllait, duke falënderuar të gjithë mbështetësit dhe duke ndarë lajmin e rikthimit në muzikë.

Prej kohësh këngëtari ishe shkëputur jo vetëm nga muzika por edhe nga rrjetet sociale, ndërsa sot me anë të një video-mesazhi në Instagram është shprehur se në janar të vitit 2026 do të rikthehet në muzikë, që ashtu siç thotë edhe ai, do të rikthehet aty ku e ka vendin.

“Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. U bë kohë që nuk jam parë. Ju falenderoj që më keni qëndruar afër mua dhe familjes time në këtë periudhë të vështirë.

Ka qenë e rëndësishme që këtë kohë të rrija larg rrjeteve sociale, të merresha me veten dhe familjen time. Ju kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur ju mua.

Ju uroj vitin e ri të gjithëve. Të keni shëndet, lumturi dhe familje, të tjerat bëhen. Dua t’iu tregoj se në vitin 2026, në Janar i kthehem muzikës, aty ku e kam vendin. Ju dua! Faleminderit shumë!”, është shprehu këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJESTI (@gjestt)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB