Fotot/ Protestë e dhunshme në Torino, pamje si në luftë, tubuesit përplasen me policinë
Trupi i një gruaje të pajetë, ende të paidentifikuar u gjet në oborrin e një ndërtese në Via Paruta, në pjesën veriore të Milanos.
Sipas hetuesve, viktima dyshohet të jetë midis moshës 25 dhe 30 vjeç dhe ishte pjesërisht e zhveshur në momentin e gjetjes.
Policia po e heton ngjarjen duke mbajtur të hapura të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të vrasjes. Gruaja kishte mavijosje në trup, të cilat paraprakisht nuk duket se lidhen drejtpërdrejt me shkakun e vdekjes. Gjithashtu, janë konstatuar edhe shenja në qafë.
Sipas mediave, trupi u zbulua nga kujdestari i ndërtesës, ndërsa banorët kanë deklaruar se nuk e njihnin gruan, ndërsa hetimet paraprake për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes janë ende në vijim.
Top Channel