Si një vajzë e pasur u rrit mes dhimbjes dhe rregullave të rrepta, fëmijëria që ndryshoi përjetësisht Brigitte Bardot…

29/12/2025 08:03

Brigitte Bardot lindi më 28 shtator 1934 në Paris, në një familje të pasur, por jo të lumtur.

Nga jashtë, gjithçka dukej perfekte, por brenda shtëpisë, ajo përjetoi mungesë dashurie dhe kujdesi i ngrohtë ishte i pakët.

Babai i saj, një figurë autoritare, ishte i ashpër dhe episodet e dhunës lënë gjurmë të thella në shpirtin e saj të vogël.

Përkundër luksit, Bardot dhe motra u rritën nën rregulla konservatore dhe katolike, duke mësuar disiplinë, por duke ndjerë një boshllëk emocional.

Ajo shpëtoi pjesërisht në artin e baletit dhe më vonë në modelim, duke gjetur mënyra për të shprehur veten dhe për të ëndërruar një jetë tjetër larg presionit familjar.

Kjo fëmijëri e trazuar do të shënonte më vonë vendimet e saj dramatike dhe përzgjedhjet në jetën personale, duke e bërë Brigitte Bardot një figurë komplekse dhe të pakapshme për publikun/TAR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB