Video/ Humbi vëllanë në një aksident tragjik, reagon për herë të parë Gjesti: Do t’i rikthehem muzikës në…
Kanë pasur jehonë të madhe të Gjermani zgjedhjet e një dite më parë në Kosovë.
Për portalin gjerman “tagesschau”, partia e Albin Kurtit fiton para së gjithash falë votave nga diaspora.
“Vërtet pati një rritje çuditërisht të madhe të votave për partinë e Kurtit: ajo arriti 42 përqind në zgjedhjet parlamentare në shkurt dhe tani qëndron në rreth 50 përqind. Kjo do të thotë që kriza qeveritare, e cila ka zgjatur për më shumë se dhjetë muaj, mund të jetë duke marrë fund. Me këtë rezultat, Kurti nuk varet më nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, tre partitë kryesore opozitare nga spektri liberal deri te ai i qendrës së djathtë. Por Kurti nuk qeveris dot i vetëm, por ka nevojë për votat e pakicave”, thekson tagesschau.
“Der Spiegel” përcjell bindjen se në Kosovë duket se tani mund të marrë fund bllokada politike. Në Prishtinë po festohet, shkruan “Der Spiegel”, dhe kryeministri Kurti e ka zgjeruar mazhorancën duket marrë 56 nga 120 deputetë.
“Kurti po përpiqet të zvogëlojë ndikimin serb në Kosovë, gjë që pritet me miratim nga shumë shqiptarë të Kosovës, por në të njëjtën kohë përkeqëson tensionet me Beogradin.”
“Süddeutsche Zeitung” në artikullin “Nacionalisti Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë” shkruhet se kryeministri reformist i majtë siguroi shumicën dhe me ndihmën e minoriteteve mund të krijojë qeverinë. Gazeta gjermane thekson, se “nëse formimi i një qeverie do të jetë i pamundur përsëri, kriza politike do të përshkallëzohet në një pikë kritike.
Edhe “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje zgjedhjeve në Kosovë. “Sipas disa komentuesve, rezultati i fortë i VV-së mund të shpjegohet, pjesërisht, nga potenciali i saj për mobilizimin e elektoratit. Edhe data e zgjedhjeve ka të ngjarë të ketë luajtur një rol: midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, shumë kosovarë që jetojnë jashtë vendit vizitojnë atdheun e tyre, përfshirë njerëz nga Gjermania dhe VV, është veçanërisht popullore në mesin e këtij grupi votuesish
Top Channel