SHBA premton dy miliardë dollarë ndihmë humanitare, por paralajmërojnë OKB-në: Përshtatu ose shpërbëhu

29/12/2025 20:20

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 2 miliardë dollarë ndihmë për programet humanitare të Kombeve të Bashkuara, por kanë paralajmëruar se OKB-ja duhet të reformohet rrënjësisht, përndryshe rrezikon të humbasë mbështetjen financiare amerikane.

Njoftimi u bë në Gjenevë nga Jeremy Lewin, Nënsekretar për Ndihmë të Jashtme në administratën e Presidentit Donald Trump, së bashku me shefin e ndihmës emergjente të OKB-së, Tom Fletcher. Lewin tha se OKB-ja duhet të “përshtatet ose të shpërbehet ”, duke theksuar se SHBA-të nuk do të vazhdojnë financimin e një sistemi që, sipas tij, funksionon sipas modelit të vjetër.

Shefi i ndihmës së OKB-së, Tom Fletcher, e mirëpriti fondin e ri, duke thënë se ai do të shpëtojë “miliona jetë”. Megjithatë, shuma prej 2 miliardë dollarësh përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të kontributit tradicional amerikan, i cili në vitin 2022 arriti rreth 17 miliardë dollarë për ndihmën humanitare të OKB-së.

Financimi i ri vjen me kushte të forta. SHBA-të kanë vendosur që ndihma të përqendrohet vetëm në 17 vende, përfshirë Haitin, Sirinë dhe Sudanin, ndërsa vende si Afganistani dhe Jemeni do të përjashtohen plotësisht.

Lewin tha se Uashingtoni ka prova se fondet e OKB-së në Afganistan po devijohen te talebanët, duke shtuar se administrata Trump nuk do të lejojë që paratë e taksapaguesve amerikanë të përfundojnë te grupe terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB